E shpjegojmë çfarë po ndërtojmë, pse dhe çfarë vjen më pas.
02
Përgjegjësi
Përcaktojmë pronësinë, afatet dhe mënyrën si kujdesemi për punën.
03
Bashkëpunim
Punojmë me ekipin tënd, afër nevojës reale të biznesit.
SI PUNOJMË
Qartë, nga biseda e parë.
01
Kuptojmë
Nisim nga ajo që të pengon sot.
02
Planifikojmë
Përcaktojmë rrugën, afatin dhe përgjegjësitë.
03
Realizojmë
Ndërtojmë, provojmë dhe dorëzojmë.
04
Përmirësojmë
Matim, mësojmë dhe qëndrojmë pranë.
Për njerëzit pas çdo procesi.
Ekipi, klientët, të dhënat dhe puna e përditshme — të menduara si pjesë të një sistemi.
FAQ
Pyetje të shpeshta
Bashkëpunimi
A punoni me biznese të vogla dhe të mesme?+
Po. Punojmë me ekipe në rritje dhe me kompani që kanë nevojë për mbështetje më të plotë.
Si fillon bashkëpunimi?+
Zakonisht fillojmë me një bisedë të shkurtër, kuptojmë gjendjen aktuale dhe pastaj propozojmë hapat e radhës.
A punoni në distancë, në zyrë, apo në të dyja format?+
Punojmë në distancë, në terren ose me kombinim, sipas asaj që i duhet projektit.
A e përshtatni zgjidhjen me buxhetin dhe fazën e rritjes së kompanisë?+
Po. E përshtatim fushën e punës me prioritetet, buxhetin dhe fazën aktuale të kompanisë.
Shërbimet
A merreni vetëm me IT apo edhe me automatizim dhe AI?+
Po. I lidhim IT-në, automatizimin, raportimin, sigurinë dhe AI-në kur kjo e bën punën më të lehtë.
A mund ta merrni një sistem ekzistues dhe ta përmirësoni?+
Po. Shpesh përmirësojmë sisteme ekzistuese: i kontrollojmë, i pastrojmë, i dokumentojmë dhe i kalojmë në standard më të qartë.
A mund të fillojmë me auditim përpara një projekti më të madh?+
Po. Auditim fillestar na ndihmon të kuptojmë gjendjen reale, rreziqet dhe prioritetet para zbatimit.
Procesi
A mund të punojmë me faza?+
Po. Mund të fillojmë me një problem, një paketë ose një pjesë të vetme dhe ta zgjerojmë punën hap pas hapi.
Sa zgjat një implementim tipik?+
Varet nga fusha dhe kompleksiteti. Një faqe web mund të ecë më shpejt, ndërsa një sistem i brendshëm, auditim i plotë ose implementim sigurie kërkon analizë, testim dhe dorëzim më të kontrolluar.
Mbështetja
A ofroni mirëmbajtje dhe mbështetje pas dorëzimit?+
Po. Pas dorëzimit mund të vazhdojmë me monitorim, përditësime, kontroll sigurie, dokumentim dhe suport.
Si e trajtoni sigurinë dhe qasjet në sistem?+
Siguria planifikohet që në fillim: role, qasje, politika, backup, regjistrim aktiviteti dhe plan rikuperimi.
Çfarë ndodh pas dorëzimit?+
Pas dorëzimit mund të vazhdojmë me mirëmbajtje, monitorim, mbështetje dhe përditësime që sistemi të mbetet i qëndrueshëm.
Le të flasim
Nisemi nga ajo që të duhet.
Na trego çfarë dëshiron të përmirësosh. Hap pas hapi, e gjejmë pikën e duhur për të filluar.